Vjehrra ime ka dashnor!

loading...

Vjehrra ime ka dashnor!
loading...
 

Kam problem me vjehrrën time. Me aq sa kam lexuar e kam kuptuar ka shumë nuse të reja që kanë probleme me vjehrrat e tyre. Por, në të njëjtën kohë kam lexuar histori nusesh, të cilat ankohen kot më kot. Nëse vjehrra kujdeset shumë për fëmijët, ato ankohen pse kujdeset, nëse nuk kujdeset thonë pse nuk kujdeset. Duket sikur është e shkruar që marrëdhënia vjehërr-nuse të shkojë gjithmonë keq. Por, problemi im është tjetër: vjehrra ime ka dashnor

Unë për vete jam vajzë, teze, kunatë, motër dhe nuse, nënë ende jo. Nuk e di se si do të reagoj kur të kem fëmijë, por nuk mendoj se do të reagoj ashpër ndaj vjehrrës si disa nuse që njoh. Si vajzë kam bërë jetë normale, kam pasur edhe unë probleme me nënën time dhe mjaft madje, sepse kemi karaktere të kundërta, por asnjëherë nuk mbajmë inat. Menjëherë kalon, sepse ajo është nënë dhe gjithmonë tërhiqet më shumë një nënë se sa një vjehërr. Është normale.

Por, vjehrra ime, në të vërtetë, po i bën gjërat sa më mirë që ka mundësi. Jam unë ajo që jam shumë kërkuese dhe nuk më pëlqejnë ndryshimet. Fakti është se ne jemi një familje e bashkuar. Falë gjyshes sime drekojmë pothuajse çdo fundjavë me kushërinjtë, jemi të gjithë të së njëjtës moshë dhe sa herë që takohemi kënaqemi shumë me njëri-tjetrin. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka edhe konflikte të vogla.

Vjehrra ime është e divorcuar
Vjehrra ime është e divorcuar. Tash është lidhur me një burrë që jeton në Fushë-Kosovë, i ardhur nga Lugina e Preshevës. Ai vjen e hynë në shtëpinë tonë sa herë që im burrë nuk ndodhet në shtëpi. Madje, ka ditë që edhe mbyllën në dhomë dhe veç gulisjeve nuk dëgjohet gjë tjetër…

Sidoqoftë, vjehrra ime është e mirë, por me ide të vjetra dhe fanatike. Një ditë arriti kulmin e më tha: “Je bërë si lopë!”. Edhe pse mund të ishte në kuadrin e një shakaje, unë i tregova burrit tim dhe ai i tha atë që duhet t’i thoshte. Kështu që me të më nuk flas dhe as që e dëgjoj se ç’thotë…

Por, me kunatën mund të them se shkoj mirë. Natyrisht, ka edhe ndonjë keqkuptim, por kam arritur të jem mike me të, pra ajo për mua përveçse është motra e burrit tim, është edhe si një shoqe për mua. Natyrisht, kemi probleme, por kemi arritur të duhemi. Edhe ajo është bërë si ne, më e dashur, më e shoqërueshme dhe vjen me qejf në dreka e darka tona të fundjavës.

Por, në përgjithësi, mua nuk më pëlqen mënyra se si jeton familja e burrit tim. Dua ta marr burrin tim dhe të jetoj pranë familjes sime.

A kërkoj shumë?
Mendoj se jo, sepse, në fund të fundit, kushdo do të mendonte se të jetosh me dashuri është më mirë se të jetosh ashtu si e bëjnë ata. Problemet kanë filluar që në momentin që ata donin të prishnin traditën tonë, duke na ftuar në fundjavë. I kam refuzuar një herë dhe nuk e di nëse do na ftojnë sërish. Sinqerisht nuk dua që kjo të ndodhë, sepse nëse i refuzoj sërish, marrëdhënia do të përkeqësohet.

E di që do të thoni se jam shumë kapriçoze dhe nuk qëndroj me këmbë në tokë, por këto janë dëshirat e mia dhe për dëshira askush nuk mund të ma heq të drejtën…

loading...