Vjedhje spektakolare në Tiranë, por harron një detaj (Video)

screenshot-4_1480883932-7153476

Një vjedhje ndodhi sot në Tiranë nga disa meshkuj, në një prej dyqaneve në një qendër tregtare. Personi që ka denoncuar ngjarjen në redaksinë e Jetaoshqef dhe që komenton videon tregon që kishte lënë pa vetëdije portofolin mbi një pirg me xhinse. Ai ishte larguar, ndërsa në dyqan ka pasur shumë klientë të tjerë, të cilët e kanë parë portofolin e harruar por nuk janë afruar ta vjedhin. Në dyqan hyjnë tre djem njëri me xhup të gjatë me kapuç, një tullac dhe tjetri me xhup të kuq. Djali me xhup të gjatë me kapuç shikon i pari portofolin, e merr në dorë dhe pyet mikun e tij tullac nëse është i tiji, por e lë përsëri mbi pirgun e xhinseve. Miku i tij tullac e merr si pa të keq dhe e fut në xhep, por harron se brenda në dyqan ka kamera, të cilat filmojnë çdo lëvizje. Ata qëndrojnë disa momente dhe më pas largohen pa bërë zhurmë. Videoja është komentuar më së miri nga personi i dëmtuar dhe duket fare mirë çdo veprim i hajdutëve, të cilët janë të maturuar dhe nuk mund të quhen fëmijë që bëjnë të tilla gjeste.