Vjedhja e kartelës dhe pinit si në filma (VIDEO)

20160722140850756646

Klientët e bankave janë paralajmëruar për të qëndruar vigjilentë, pasi një skemë e re për të vjedhur nga ta ka kapluar bankat pothuajse në të gjithë botën, transmeton koha.net. Në këtë skemë, viktima hutohen për vetëm pak sekonda derisa janë duke tërhequr para nga ATM, e që është kohë e mjaftueshme për mashtruesit që të vjedhin para nga llogaritë bankare, duke ia ndërruar kartelës e vjedhur pinin, transmeton koha. Banka në Angli Barclays, ka bërë një video për të ndihmuar klientët e saj, të bazuar në rastet të cilat janë duke ndodhur në realitet. Në videon e shkurtër shihet një burrë duke pritur në ATM, derisa një femër i afrohet atij dhe shikon se si po e shkruan ai pinin.
Ajo pastaj gjuan gjësende në tokë, për ta hutuar atë, dhe pasi ai kthehet për t’i ndihmuar asaj dhe ia kthen shpinën automatit të parave, një person tjetër nga tjetri ATM ia ndërron atij kartelën me një false. E pastaj pasi ata kanë kartelën origjinale e edhe pinin, tërheqin parat e viktimës pa asnjë problem në ATM.