“Viti 2013, fillim i fuqishëm”

loading...

2117-400x222

loading...
Këngëtarja Dafina Zeqiri, gjatë vitit 2012 përjetoi suksese në karrierën muzikore, krahas ngjarjeve të pakëndshme në jetën e saj private.”Mendoj që viti 2012 ka qenë shumë dinamik. Si për çdo njeri të thjeshtë, edhe për mua kishte batica e zbatica. Megjithatë e kam kaluar mirë, veçanërisht fundin e vitit. Prandaj konsideroj se 2013 është një fillim i fuqishëm”, ka thënë Zeqiri për mediat në Kosovë.Ajo kaloi vjeshtën në SHBA, ku thotë të ketë pushuar dhe të jetë inspiruar shumë:”Thjeshtë, jam inspiruar shumë dhe jam kthyer e gatshme për shume projekte interesante për publikun”. Këngëtarja u është mirënjohëse gjithmonë fansave, dhe një gjë të tille ua ka rikujtuar nëpërmjet rrjeteve sociale.Ajo i ka falënderuar ata për dashurinë, mbështetjen dhe të qenurit ”të mahnitshëm”.

loading...