Viti 2012 ishte nder 10 vitet më të nxehte qe prej 1880-s

loading...

loading...

 

Planeti blu duket se është duke u bërë gjithmonë e më i kuq, domethënë po nxehet përherë e më shumë. Instituti “Goddard” i Studimeve Hapësinore të NASA-s, që monitoron temperaturat në sipërfaqen globale, ka konfirmuar se 2012-a ka qenë viti i nëntë më i nxehtë i regjistruar prej vitit 1880, atëherë kur nisën regjistrimet e temperaturave mesatare globale. Ndërsa më të nxehtët deri tani konsiderohen vitit 2005 dhe 2010.
Në bazë të ecurisë së temperaturave të regjistruara, vjet kemi pasur 0.6 gradë më shumë në krahasim me mesataren e regjistruar në shekullin e kaluar. Ndërsa temperatura mesatare globale është rritur me rreth 0.8 gradë që prej 1880-s. Ndërkohë, një analizë e re e bërë publike në ditët e fundit të vitit të kaluar, tregoi se 5 vitet e ardhshëm, nga 2013-a në 2017-, pritet të jenë më pak të nxehta sesa ishin llogaritur më parë. Mirëpo duke filluar nga 2017-a e më pas, pritet të ketë një 20-vjeçar me temperatura që do të arrijnë rekorde të reja për nxehtësi.

loading...