Violina që i mbijetoi mbytjes së Titanic (Foto)

loading...

violina-titanic

loading...
Pas shtatë vjet analiza është konfirmuar origjinaliteti i një prej violinave, që mendohej se kishte humbur me mbytjen e “Titanic”. Objekti i përkiste dirigjentit të orkestrës Wallace Hartley dhe ishte realizuar me një dru të veçantë. Ai u gjet kohë më parë në papafingon e një shtëpije në Angli.

“U deshën shtatë vjet për të verifikuar origjinën e instrumentit, që i ka shpëtuar për mrekulli mbytjes së anijes”, ka deklaruar Andrew Aldridge, përfaqësues i një shtëpie ankandi në Londër.Kur “Titanic” u mbyt në prill të vitit 1912, tregon Aldridge, trupi i Wallace Hartley qëndroi në ujë rreth 10 ditë dhe violina u gjet në një valixhe kamoshi të ngjitur pas tij.Pak kohë pas ngjarjes, e ëma e Hartley u tha gazetarëve: “E dija që do të vdiste me violinën e tij në dorë. Ishte shumë i lidhur pas atij objekti”.

Violina i ishte dhuruar dirigjentit nga e fejuara e tij Maria Robinson. Në instrument ishte edhe një targë prej argjendi me shkrimin “Për Wallace, me rastin e fejesës. Maria”, një element ky që konfirmoi origjinalitetin.Violina do të ekspozohet për Pashkë në Belfast, qyteti ku u ndërtua “Titanic” dhe më pas në disa muze. Në të ardhmen ajo mund të shitet në ankand, me një vlerë që parashikohet rreth 100 mijë euro.

loading...