Violeta, vajza që sfidoi sëmundjen dhe u fut në BB


Dyshimet se diçka nuk shkonte me të lindën nga banorët, por edhe nga mediat mbi disa ilaçe që vajza polake merrte.

Por cila ishte e vërteta e këtyre ilaçeve? Vetë Viola rrëfeu gjithçka.

“Ilaçet nuk kanë lidhje me sëmundjen time. Kam marrë disa ilaçe qetësuese kur më ka ngordhur qeni dhe vetëm atëherë. Më pas jam vizituar në Itali dhe doktoresha më ka thënë “më vjen keq ke kancer”. Kjo ka ndodhur 2-3 vite më parë. Normalisht unë u stresova dhe në Shqipëri erdha e bëra disa analiza të tjera. Ajo që kishte parë doktoresha në Itali ishte shenja e parë”, tregon Viola.

Pavarësisht diagnozës nga sëmundja, Viola në Fans Club përcolli mesazhet e saj plot pozitivitet.

“Ishte e vështirë si përvojë. Nuk erdha për lojë, erdha për qejf në fillim. Fillimisht e nisa për qejf, por pasi kam kaluar një javë aty brenda e kuptova se atje nuk është për qejf, por është vetëm për lojë. E mora pak me stres në fillim dhe më pas nisa lojën. Gjatë kësaj periudhe më kanë munguar të afërmit, familja dhe ish-i im sigurisht”, thotë ajo.

Sa për ish-in, Viola ka rrëfyer se prej pak kohësh ishte ndarë nga një lidhje 7 vjeçare.

Nëpërmjet Fans Club, ish i dashuri i saj i përcolli mesazhin se do të vazhdojë t’i qëndrojë në krah deri në fund.

“Kam patur një lidhje 7-vjeçere dhe një lidhje kaq e gjatë është e fortë. Pastaj ashtu kanë ndodhur ca gjëra…”, shprehet ajo.

Planet pas BB?

“Dua të provoj të gjitha të mirat e jetës tani sepse nuk e di si do shkojë jeta ime”, shton ajo.

Dhe për ta mbyllur:

“Pjesëmarrja në Big Brother nuk ishte për të harruar realitetin tim. Jeta është e shkurtër, cdo ditë jetojeni si ditën tuaj të fundit. E gjitha si aventurë ishte e bukur, edhe hyrja edhe dalja”, ishte mesazhi i vajzës polake.viola