Villa zëvendësues i Balotellit?

villa-_870829

Manchester City është futur në ‘luftë’ me Arsenalin për transferimin e sulmuesit spanjoll të Barcelonës, Davdi Villan.

Mediat britanike të mërkurën raportojnë se krerët e Cityt pas shitjes së Mario Balotellit, janë në kërkim të një sulmuesi.

“Qytetarët” ia kanë vë syrin reprezentuesit spanjoll, ndonëse Barcelona nuk dëshiron ta shes 31 vjeçarin, i cili nuk po gjen hapësirën e duhur tek skuadra katalonase.

Ndërkohë, “Mirror” raporton se City do të provojë që deri të enjten kur edhe skadon afati kalimtar ta sjell në “Etihad”, Villen, i cili me ‘Blaugranët’ ka kontratë deri në verën e vitit 2014.