Villa te Unitedi, Rooney te Barca?

Një shumë prej 25 milion eurosh plus shërbimet e David Villës do të jetë oferta e Barcelonës për skuadrën angleze të Manchester United për transferimin e Wayne Rooneyt.

Nëse kjo ofertë refuzohet nga Manchester atëherë Barcelona mund të fusë në lojë edhe Thiago Alcantarën i cili preferohet nga drejtuesit e United.