Vilanova e lë Barcelonën, shkaku i kancerit

loading...

loading...

Barcelona ka thirur një konferencë për shtyp të papritur për sonte në ora 20:30, ku pritet të njoftojnë largimin nga klubi te kryetrajnerit Tito Vilonova.
Sipas të përditshmes spanjolle El Mundo Deportivo, trajnerit të Barcelonës i duhet patjetër të largohet nga detyra me qëllim që të fokusohet në luftën kundër kancerit.
Presidenti Sandro Rosell dhe drejtori sportiv Andoni Zubizarreta do të dalin para mediave në konferencën për shtyp.
44-vjeçari Vilanova kaloi dy muaj në New Jork më herët këtë vit duke u trajnuar me radioterapi dhe kimioterapi në luftë kundër kancerit që iu kishte paraqitur atij në gjëndër pranë veshit. Vilanova mund të zëvendësohet nga trajneri aktual i Tottenhamit, Andre Villas Boas. /LajmeOnline/

loading...