Vila luksoze e milionerit, Ramiz Kelmendi

Pronari i kompanisë “Elkos-Group”, njëherësh deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi konsiderohet njëri prej personave më të pasur në Kosovë.

Në këto foto të bëra nga “Zëri”, shihet vila luksoze e deputetit Kelmendi në fshatin Bogë të Pejës.

Për milionerin pejan, çmimi nuk është i rëndësishëm kur të bëhet fjalë për veten e tij.

“Po, vila është e imja. Kur të është për mua, nuk e kqyri sa më kushton”, ka thënë shkurt për “Zërin”.

Kësisoj, Kelmdni posedon edhe shumë biznese, ndërtesa dhe vetura luksoze. Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë “Anti – korrupsion”, ai del të jetë “rrush” me pasuri.

Ai posedon një ndërtesë (Market) 1,475.00 m2 me vlerë prej 406,383.00, ndërtesë tjetër në vlerë prej 1,575,873.00. Ai po ashtu ka dy shtëpi ku njëra prej tyre kushton hiq më pak se 350 mijë euro. /Zëri/

Image
Image
Image
Image