Vigani nuk përmbahet me Elenën

65576[1]

Elena dhe Edberi ndodhen në dhomën e gjumit dhe planifikojnë një lojë për Jonildën dhe Viganin.

Ata thonë se do të shtiren sikur po puthen dhe sapo shohin Jonildën dhe Viganin që afrohen fillojnë të puthen duke mbuluar pjesën e kokës dhe fytyrës, në mënyrë që puthjet e tyre të duken sikur janë në buzë dhe jo në faqe. Jonilda dhe Vigani sapo hyjnë në dhomë, nuk flasin, por bëjnë të njëjtën gjë dhe të katërt qeshin me të madhe me lojën e tyre prej “çiftesh”.

Më pas Elena shkon në dhomën e ndenjes dhe ndërkohë aty vjen edhe Vigani ai shtrihet sipër saj dhe fillon që ta puthë disa herë radhazi, ndërsa ajo i thotë “të lutem ik se do më bësh pis”. Vigani duke e puthur i thotë “s’mundem pa ty” dhe Elena i përgjigjet “po dola unë të shtunën çfarë do bësh?”. “Do dal edhe unë” thotë Vigani i cili pas disa minutave shkon përsëri tek Elena dhe vazhdon ta puthë përsëri.

Teksa e puth në gushë Vigani i pëshpërit Elenës “unë vdes për ty” dhe Elena ia kthen me zë të lart “vdis, nuk ke vdekur që nesër në mëngjes” dhe çohet për ‘t’iu larguar puthjeve të Viganit.