Vigani hapet Joanës “Më tërheq Elena”

c8c2cd2b-ea34-4f50-804b-62fe827c99d8---0-

Banorët vazhdojnë të marrin rreze dielli dhe Joana fillon të pyesë Viganin për Elenën.

Ai ka shprehur simpati ndaj saj dhe tashmë Joana e pyet se çfarë po ndodh mes tyre. ajo fillon ta pyesë nëse afrimiteti i tij me Elenën është thjesht një lojë, apo një ndjenjë e vërtetë simpatie.
“Domethënë ti po më thua se nga ana jote nuk është lojë, se do të doja vërtet që të mos ishte lojë” i thotë Joana Viganit dhe ai i përgjigjet “Jo, absolutisht që jo”. Joana i thotë se e vlerëson shumë Elenën dhe nuk do të donte që Vigani të luante me të. “Do të doja që të kishe ndjenja të sinqerta ndaj saj” i thotë Joana dhe Vigani i përgjigjet se ai ndjen një lloj tërheqje nga Elena, por vë re që ajo ngandonjëherë mundohet edhe që ta largojë.

“Ti duhet të fillosh që ta bësh për vete, tregoji aftësitë e tua” e këshillon Joana Viganin. Ai i thotë se nuk do që t’i shkojë nga pas sepse ajo e refuzon gjatë kohës që ai i afrohet. Më pas Joana e pyet nëse mes tyre ka ndodhur ndonjë gjë më shumë që do të sillte një lidhje dashurie dhe Vigani i thotë “jo kurrgjë, ne nuk jemi puthur”. Më tej ai i thotë Joanës sepse e di që Elena i druhet pjesës jashtë shtëpisë sepse ajo ka një të dashur dhe shprehet “nëse s’do të ishte ajo pjesa jashtë, unë e di që gjërat mes nesh do të ishin ndryshe.