Vigani dhe Françeska relaksohen të dy në plazh

Para disa ditësh, ai ishte i pranishëm në një koncert që u organizua në Shkodër, bashkë me Anaidin dhe disa këngëtarë, mes të cilëve Samanta Karavella.

Vigani dhe Françeska relaksohen të dy në plazh

Duket se Vigani Shehu i “BB” nuk heq dorë nga vajzat modele dhe bionde, përderisa pas Elenës duket se sytë i ka hedhur nga Françeska Jaçe e “BB5”. Ata janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit në plazh, dhe në një pozicion paksa më shumë intim sesa një miqësi e thjeshtë. Nuk dihet nëse Françeska ka qenë dje në mbrëmje në festën e ditëlindjes së Viganit, i cili ka mbledhur në Prishtinë për të festuar gjithë miqtë e tij nga Tirana. Para disa ditësh, ai ishte i pranishëm në një koncert që u organizua në Shkodër, bashkë me Anaidin dhe disa këngëtarë, mes të cilëve Samanta Karavella. Për sa u përket pushimeve, ai së bashku me Edberin e kanë filluar herët plazhin, pasi janë fotografuar disa herë në bregdetin e Jugut të Shqipërisë.