Vidhte si në filmat e Hollivudit, kapet hajdutja me BMW

loading...

Vjedhje si në filmat e Hollivudit në Fier. Grabitësja ishte një femër që me një armë lodër trembte njerëzit dhe u vjedhur sende të vlefshme.
Policia e Fierit në sajë të operacionit “Nikita” bëri të mundur arrestimin e shtetases, Enkeleda Merka, 27 vjeç, banore e Fierit.
“Ndalimi i kësaj shtetases u bë për arsye se rreth orës 17.00 të datës 09.01.2013, në lagjen “Liri” të qytetit të Fierit kjo shtetase duke lëvizur me automjetin e saj tip B.M.W me targa italiane AT 899 TT pasi ka ndaluar, i ka dalë përpara një shtetaseje dhe nën presionin e një pistolete që më pas nga veprimet hetimore rezultoi të ishte lodër, i ka vjedhur çantën e dorës”, tha zyrtarisht policia.
Nga veprimet hetimore të policisë rezulton se kjo shtetase ka kryer edhe 2 vjedhje të tjera me dhunë, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të tyre.
Vajza në shënjestër kishte femrat e veshur me rroba të shtrenjta, me bizhuteri e anta të shtrenjta. Pasi i ruante pak kohë dhe i ndiqte me makinën e saj, përfitonte në ndonjë rrugicë qorre dhe pa shumë njerëz duke iu afruar me armën lodër dhe kërcënuar.
“Më jep cantën ose të qëllova e të hodha trutë në erë”, ishin fjalët kërcënuese.
Gjithsesi skenari i përgatitur nga Merka nuk zgjati shumë pasi policia ishte sinjalizuar në qytet po vepronte hajdutja, duke e vënë në pranga sot në sajë të operacionit “Nikita”.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua automjeti i lartpërmendur, një palë dorashka, një kapuc dhe një pistoletë lodër.
Materialet proceduriale në ngarkim të kësaj shtetaseje do ti kalojnë për veprime të metejshme, Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Fier.
Po sot, nga strukturat e Drejtorise Policise se Qarkut Fier, u bë i mundur arrestimi dhe ndalimi i një shtetasi tjetër për veprën penale “Vjedhje me dhunë” parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.
Në kuadër të operacionit të koduar “MESNATA” u krye arrestimi i shtetasit me iniciale; L.B 17 vjeç, banues në Mallakastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se rreth orës 18.00 të ditës së djeshme ka hyrë në banesën e një shtetaseje dhe nën përdorimin e dhunës fizike ka vjedhur një shumë parash.
Në vijim te veprime hetimore u gjetën dhe sekuestruan në cilësine e provës materiale shuma e parave të vjedhura ./bw/

loading...