Vidhet monumenti i Pavarësisë, shitet në hekurishte

loading...

Mounmenti-i-pavaresise

loading...

Monumenti i pavarësisë i cili ndodhet në zemër të kryeqytetit është grabitur. Vjedhësit e skrapit nuk kanë kursyer kësaj here as monumentet e kulturës.

Vepra me kosto 355 mijë euro ishte e vendosur në parkun “Rinia” ku tashme 5 pllaka metalike janë shqyer në pjesën e poshtme të tij.

Hajdutet mendohet se i kanë marrë për ti shitur për skrap. Policia e Tiranës raportoi arrestimin e dy vjedhësve të pjesëve metalike të monumentit të Pavarësisë, në ish Parkun Rinia. Amarildo Demiri dhe Qemal Mustafa, nga 18 vjeç, akuzohen se kanë realizuar vjedhjen për t’i shitur pjesët për skrap. Të njëjtat burime thanë se janë gjetur disa pjesë metalike të vjedhura në zonën e Sharrës, ku dy të arrestuarit i kishin çuar për t’i shitur.

Vepra e artit vendosur në parkun “Rinia”, është realizuar nga arkitekti Visar Obrija (Kosova) dhe Kai Kiklas (Gjermani).

Monumenti është fabrikuar në Austri. Është i gjatë 6.5 metra dhe 5.5 m i gjerë dhe peshon 15 tonë. skeleti i monumentit është material çeliku, ndërsa distanciatorët mes veshjes së lëkurës(e përbërë prej piramidash të vogla) janë material alumini. Në njërën pjesë të monumentit duket simboli i shqiponjës, e cila kur ndizet ndriçimi merr ngjyrën e zezë, kurse në pjesën tjetër me lazer është shkruar deklarata e pavarësisë. Kostoja e prodhimit kapi shifrën e 355 mijë euro./LajmeOnline

loading...