VIDEOLAJM…​ISIS-kërcënon Londrën, Berlinin dhe Romën në një video propagandistike (Video)

Mbështetësit e ISIS-it kanë lëshuar një video të re duke paralajmëruar sulme terroriste në Londër, Berlin dhe Romë, raporton Independent.

Videoja, e quajtur “Luftoni ata, All-llahu i dënon ata me duart tuaja”, i bën thirrje ekstremistëve për të “vrarë ( të pafetë) kudo që t’i gjeni”.

Duke treguar pamje nga sulmet në Paris dhe Bruksel, si dhe sulmi 9/11, transmetuesi quan mizoritë e mëparshme një “mesazh paralajmërues” për kombet që luftojnë të ashtuquajturin Shtet Islamik.

“Në qoftë se ishte në Paris dje dhe sot në Bruksel, All-llahu e di se ku do të jetë nesër”, thotë një transmetues në gjuhën angleze duke ju referuar sulmeve. “Ndoshta do të jetë në Londër apo Berlin apo Romë”, vazhdon ai.
is1