VIDEO/ Zhdukja e të riut brazilian dhe misteri i 14 librave të tij

Pasi e mbajti dhomën e tij të mbyllur për një muaj, Bruno Borges u zhduk dhe la disa libra me tekste të një gjuhe të koduar dhe me simbole gjithandej nëpër mure – bashkë me një statujë të Giordano Bruno, filozofit italian.

Librat ishin të patëmetë në simetri dhe familja e tij nuk dinte asgjë rreth statujës, pasi ai kishte qenë vetëm në shtëpi kur e kishte sjellë atë.

Statuja qëndron në një simbol që i përngjan një rrethi Alkimist metalik. Ai vazhdimisht iu kërkonte njerëzve që të investonin në një projekt që ai e kishte, pa ju treguar se për çfarë ishte ai.

Ai thjehtë i kishte thënë nënës së tij se është duke i shkruar 14 libra të cilët do ta ndryshonin njerëzimin për të mirë,

Pasi mori 6,500 euro nga kushëriri i tij, ai ishte në gjendje ta përfundonte projektin e tij. Ai u zhduk të hënën e 27 marsit.

Skizofrenia, obsesioni dhe izolimi janë natyrisht konkluzionet e para të njerëzve. Edhe pse sipas nënës së tij, ai ishte shumë i mençur dhe lexonte lloje të ndryshme të librave, duke përfshirë Shekspirin dhe Biblën kur ishte adoleshent.

Sipas shkrimit në Express.co.uk, studenti i psikologjisë Bruno, 25 vjeç, u zhduk nga shtëpia e tij përderisa ishte duke punuar në një projekt “top sekret”.

Zhdukja e tij ka ngjallur një interes të madh online pas një videoje të çuditshme që u publikua në internet ku shihej dhoma e tij e gjumit, me disa që sugjerojnë se ai mund të jetë rrëmbyer nga alienët.
Shumë sugjerojnë se i riu, nga Brazili, ishte duke tentuar ta përfundonte punën e Giordano Bruno, i cili ishte një nga të parët që parashikoi ekzistencën e alienëve.

Dhoma e tij ishte e mbushur me shenja të çuditshme që kanë të bëjnë me Satanizmin dhe Illuminatin. Përderisa një vetë-portret i çuditshëm i tij me një alien ishte zbuluar në murin e tij të dhomës.
Policia thonë se “janë duke u shqyrtuar të gjitha mundësitë” dhe familja e tij thotë se ai ishte duke punuar në një projekt sekret para se të zhdukej.
Edhe dorëshkrime të tij u gjetën në dhomë – me numra romak në to, të cilat janë dekoduar nga një ekspert kompjuteri.
Në një pasazh të dorëshkrimit thuhet: “Është e vështirë, si një i rritur, të kuptosh se je mësuar gabim rreth asaj që dyshoje se ishte e saktë prej kur ishe fëmijë”.
Borges ishte parë për herë të fundit nga familja e tij kur kishin dalë për darkë në një restorant, para se prindërit e tij të largoheshin nga shtëpia për një muaj.
Kur prindërit e tij u kthyen një muaj më vonë, ata zbuluan se ai i kishte hequr të gjitha mobiliet dhe i kishte ngjyrosur muret me simbole, shkrime dhe imazhe.
Raportohet se Borges e mbajti dhomën e tij të mbyllur për 24 ditë përderisa prindërit e tij ishin larg, thuhet sipas motrës së tij Gabriela.

Ajo tha: “Ai tha se ishte projekti i tij, e pyeta atë sepse unë, si një motër, nuk e dija se për çfarë ishte projekti dhe ai më tha se do të më tregonte se për çfarë bëhej fjalë pas dy javësh.
Ai ishte jë i rritur dhe kjo ishte privatësia e tij. Më pengonte, por nuk mund ta thyeja derën”.
Nëna e tij Denise e pranoi se ai ishte shumë i interesuar në jetën jashtëtokësore, thuhet sipas Daily Star.
Ajo shtoi: “Ai më tha se ishte duke i shkruar 14 libra të cilët do ta ndryshonin njerëzimin për të mirë. Ai dëshironte t’i patentonte ato, pasi kishte krijuar një teori të re. Ai më kërkoi ndihmë dhe unë i thash se do t’i lexoja ato”.
Një video nga dhoma e tij:

VIDEO