Video tronditëse: Italianët ikin nga “imami” mysliman! (Video)

Passport.jpg1

Studenti egjiptian, Hamdy Mahisen, ka vendosur ta bëjë një eksperiment social duke u veshur si një imam në qendër të Milanos. Duke mbajtur në duar Kuranin, ai ecte rrugëve të këtij qyteti.

Reagimet ishin shumë të këqija dhe ofenduese për të, ndaj mu për këtë vendosi ta publikojë këtë video.

Në këtë xhirim mund të dëgjoni fjalë të rënda që ia drejtonin studentët, vetëm pse ai ishte me veshje identifikuese myslimane.

E, kështu ky 30-vjeçar i kaloi plotë pesë orë. Disa njerëz bërtitnin se ishte taleban, të tjerët se është ISIS, e disa se ka armë nën rroba, transmeton Telegrafi.

Videoja është bërë në një kohë kur tensionet po rriten midis italianëve dhe myslimanëve, pas sulmeve terroriste në Paris dhe në Kopenhagë.

Studenti i cili flet rrjedhshëm italisht dhe në fakt jeton me prindërit në Milano, ka thënë se shëtitja e tij nuk do të shkaktonte reagime të tilla në Paris ose, për shembull, në New York.

Videoja u xhirua disa ditë pasi gazetari hebre Zvika Klein vendosi të kryente eksperimentin e ngjashëm në Paris, me të cilin donte të dëshmonte antisemitizmin në kryeqytetin francez. /Telegrafi/