VIDEO/ Tragjedia në Krujë, zyrtare nga Policia: Autobusi nuk kishte nxënës, por pjesëtarë të një kishe në Vlorë.

Policia ka dhënë informacionet e para  në lidhje me djegien e autobusit në Krujë. Të njëjtat burime zyrtare janë shprehur se në autobus nuk ka pasur nxënës shkolle, siç u raportua në fillim, por ishin anëtarë të një komuniteti ortodoks të Vlorës që ishin duke bërë një ekskursion në qytetin e Krujës.

“Në lidhje me autobusin që ka marrë flakë në qendër të Krujës, personat që ndodheshin në të

kanë qenë përfaqësues të një kishe nga Vlora”, thanë burime zyrtare nga policia.

Bëhet e ditur se 1 femër ka ndërruar jetë dhe 12 persona të tjerë janë të dëmtuar.

Autobusi ka qenë në ecje e sipër e fillimisht zjarri ka shpërthyer në motorin e autobusit dhe më pas i gjithë autobusi është përfshirë nga flakët.