(Video) Shtetaset nga Shqipëria: Policia e Maqedonisë në “Qafë Thanë” na rrahu dhe keqtrajtoi brutalisht!

inter.Still001Dy shtetaset shqiptare nënë dhe bijë, Luljeta Telalli dhe Violeta Telalli të cilat ditë më parë siç raportoi policia kanë sulmuar punonjësit e policisë kufitare në Qafë Thanë dhe janë arrestuar, në një prononcim për portalin informativ Drini.mk rrëfejnë verzionin e tyre lidhur me rastin në fjalë, duke akuzuar policinë maqedonase për keqtrajtim pa arsye të dy shtetasve shqipëtare dhe ushtrim të dhunës në mënyrë mizore.

Shtetaset shqiptare kanë theksuar se për lëndimet e shkaktuara kanë marrë edhe çertifikatë mjekësore, mjeku na ka ndihmuar dhe është tronditur nga dhuna që ka parë se është ushtruar mbi ne, rrëfen Luljeta Telalli, ajo thekson se për rastin në fjalë kërkon intervenimin e ambasadës së Shqipërisë në Shkup dhe avokatit të popullit. Nuk mund ta besoja se gjykata dhe policia e Maqedonise do sillej në këtë mënyrë, jemi të tmerruara dhe kemi ngelur në udhëkryq rrëfen e trishtuar znj.Telalli në prononcimin e saj për portalin Drini.mk

Rrëfimin e plotë të shtasve shqiptare ndiqni në videon e mëposhtme, ndërsa për të rilexuar komunikatën e policisë lidhur me rastin në fjalë klikoni në këtë link –>

Në Qafthanë sulmohen shërbyesit policorë, nga dy shtetase shqiptare