Video që dominoi mediat botërore! 11 balena vrasëse izolohen në akujt e Kanadasë

loading...

loading...
Në një maratonë shpëtimi u vunë një numër i madh ekipesh të ndryshme shpëtimi në Kanada, për 11 balena vrasëse që u izoluan në akujt e gjirit Hudson.

Të 11 këto balena i zbuloi një gjahtar mëngjesin e ditës së martë. Dy balena të mëdha dhe nëntë të vogla, humbën orientin e tyre dhe u gjendën 10 km larg detit të hapur për në oqean.

Disa grupe shpëtimi sëbashku me shkencëtarët të dërguar nga qeveria kanadeze, parashikohet të kenë mbërritur në vend.

Deri në kohën që shkencëtarët dhe grupet e shpëtimit të arrijnë në vendngjarje, aty ku janë izoluar balenat, vendasit po mundohen ti ndihmojnë duke thyer akullin me qëllim që t’i ndihmojnë për të marrë frymë.

Duhet theksuar se nëse vrima e akullit të thyer ngrinë dhe balenat izolohen nën akull, do të ngordhin pasi nuk do mund të thithin oksigjen. Rrugën për lirinë e tyre do ta hap një akullthyes që pritet të arrijë për 36 orë.

Për më shumë shikoni këto pamje me përpjekjet e balenave që dominuan mediat e botës:

loading...