Video/ Pranga 3 adoleshentëve, përdhunuan të miturën

Tre të rinj kanë përfunduar në pranga të Policisë së Tiranës, pasi akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Burime zyrtare bëjnë të ditur se tre të arrestuarit, 17 vjeçari me iniciale S. D., 19 – vjeçari, Seit D. dhe Roxherso H., 19 – vjeç, të gjithë banues në Tiranë, udhëtonin me një “Mercedez Benz”, kur u ndaluan në Fushë Prezë nga skuadra “Shqiponjat”, pasi në vendin e parë efektivët konstatuan se ishte ulur një vajzë në dukje e mitur. Siç mund të shihet edhe në videon më lart, drejtuesi i mjetit, 17 – vjeçari S.D, përveçse udhëtonte pa leje drejtimi, gënjen edhe për moshën e të miturës. Por pas verifikimeve të policisë, vajza me iniciale A.B, rezultoi se ishte vetëm 14 – vjeç. Ata u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Vorë dhe nga hetimet e kryera, dyshohet se tre adoleshentët kryer marrëdhënie seksuale me 14 – vjeçaren.