Video/ “Po ca t’i fryj, unë po të them jam në hallin tim. Më lër të iki…”

Ata që i japin makinës në gjendje të dehur janë të shumtë. Kjo video e realizuar nga kamerat e trupit, që mbajnë efektivët e policisë rrugore, tregon një rast kur një drejtues mjeti është i dehur. Efektivët fillimisht ndalojnë makinën me tre të rinj, të cilët me ngulm kërkojnë të largohen.

“Po ca t’i fryj, unë po të them jam në hallin tim. Më lër të iki, unë jam këtu nga Berati, s’jam nga Fieri ore vlla”, thotë në një moment drejtuesi i mjetit që refuzon testin me Drager. Pas debateve me efektivët e policisë rrugore drejtuesi i mjetit është arrestuar në flagrancë./

Screenshot_2