VIDEO në Facebook: “Minohen shinat e trenit Beograd-Mitrovicë?”


Një video e dyshimtë është duke qarkulluar në të cilën shihen disa persona duke minirate hekurudhën që e lidh Mitrovicën Veriore me Serbinë. Kjo video është publikuar nga një faqe në FB, “Një Komb”, në të cilën shkruan se kjo video është huazuar nga faqja “Prishtinacity”. Ende nuk dihet nëse kjo video është e vërtetë apo është vetëm një veprim për t’i frikësuar palën serbe.
Zëdhënësi i Policisë, Duat Hoxha, ka thënë se është në pushim dhe nuk mund të flasë lidhur me këtë video. “Kontaktojeni ndonjë zyrtar tjetër të Policisë”, ka thënë Hoxha