Video-loja FIFA 15 vjen në shtator

0Gjenerata e re e video-lojës futbollistike FIFA 15 do të dalë në shitje në shtator të këtij viti.

Kjo datë është njoftuar nga prodhuesi i lojës EA Sports që ka treguar se Amerika Veriore do të ketë video-lojën e para me 23 shtator, pastaj Evropa më 25 dhe Britania Madhe më 26 shtator.

Përkrah njoftimit të datës lansuese, publikuesi gjithashtu ka treguar se ylli i Barcelonës, Lionel Messi do të jetë lojtari i vendosur në kopertinën e lojës.

Kjo është hera e katërt që argjentinasi është pjesë e ballinës së FIFA-s, pas FIFA Street, FIFA 13 dhe FIFA 14. Kjo lojë do të vijë për Xbox One, PS4, Xbox 360, PS3, kompjuterë personalë, Wii, PS Vita dhe Nintendo 3DS.