VIDEO emocionuese në mes të Tiranës

screenshot-1_1476530531-4627073

Pamje të tilla i shikojmë vetëm jashtë dhe atje është diçka shumë normale, por jo në Shqipëri, ndaj dhe kjo video sot ka përcjellë shumë pozitivitet. Pronarët e një lokali në Tiranë kanë parë një mace, e cila kishte ngecur në një pemë. Macja e ka patur të pamundur të zbriste, ndaj ata kanë njoftuar forcat zjarrfikëse. Menjëherë punonjësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe pa humbur kohë kanë nisur punën. Në harkun kohor të 40 minutave, pasi janë pajisur me mjetet e sigurisë dhe kanë vendosur shkallët forcat zjarrfikëse ia kanë dalë të shpëtojnë macen duke fituar edhe simpatinë e përgëzimet e qytetarëve.