Video Ekskluzive/ Ndërron jetë nëna e dy fëmijëve që u shtyp nga makina(VIDEO+)

 

 

Gruaja ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës  së bashku me dy fëmijët 13 dhe 7 vjeç dhe për të shpëtuar ata nga një mjet që po udhëtonte me shpejtësi ka rrezikuar jetën.

Automjeti tip Benz me targe AA 476 GL i drejtuar nga shtetasi me inicialet Dh. O  i ka kaluar sipër gruas, ndërsa kalimtarët e tjerë që kanë parë skenën janë tmerruar.

aksi logo

Pas aksidentit drejtuesi i makinës nuk ka qëndruar, por është larguar me shpejtësi dhe ka braktisur mjetin në rrugën “Siri Kodra”, ndërsa po punohet për kapjen e  tij.

AKSIDENTI logo ok

Fillimisht kanë qenë kalimtarët e tjerë ata që i kanë dhënë ndihmën e parë gruas, siç duket dhe nga këto pamje filmike të sigruara nga Televizioni Klan.

Fëmijët në gjendje të traumatizuar janë shoqëruar me ambulancë drejt spitalit për t’i asistuar me ndihmën e nevojshme shëndetësore.