Video EKSKLUZIVE – Flet Xhihadisti shqiptar ne tv Italian: Ja si rekrutohen shqiptarët për në SIRI…Dhe se do të ketë ……

“Unë kam shkuar në Turqi nga aeroporti i Rinasit dhe pastaj hyra në Siri. Kam bërë disa kërkesa, kur isha atje, që të vishja një rrip eksplozivi për të shpërthyer veten si kamikaze mes ushtarëve, por më thanë që do të më japin leje kur të jetë nevoja. Ka me qindra kërkesa për tu bërë kamikaze” shtoi në rrëfimin tronditës kamikaze shqiptar.
Edhe pse është e vështirë për ti kuptuar, përkraja dhe mbështetja ndaj xhihadistëve në kontinentin e vjetër europian vazhdon të rritet. Shumë persona i janë bashkuar militantëve të ISIS dhe luftojnë për kalifatin në Siri Irak, dhe në vende të tjera, por ka dhe shumë të tjerë që ndodhen në shtete të ndryshme europiane të cilë mbështesin sulmet e tyre, dhe janë të gatshëm të sakrifikohen edhe në qoftësi i kërkohet një gjë e till.
Në emisionin “Le Iene” në Italia 1, gazetari Luigi Pelazza arriti të bindë një xhihadist shqiptar që ti shpjegonte se çfarë po ndodh me islamin radikal, si dhe çfarë janë në gjendje të bëjnë ekstremistët për vetëm disa karikatura që ironizojnë profetin Muhamed. Gazetari udhëtoi në një fshat shqiptar që nga pamjet dukej i mbuluar me borë por pa zbuluar emrin.
Screenshot