Video e rrallë/ Presidenti Historik dhe Komandanti Legjendar në përurimin e shtatores së Azem Galicës

loading...

loading...

Një video e rrallë po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihen presidenti historik, Ibrahim Rugova dhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari. Për shumë vite janë shpalosur fotografi kur Adem Jashari merrte pjesë në mbledhjet e LDK-së të udhëhequra nga Presidenti Rugova, por kjo video është një tjetër dëshmi se Rugova dhe Jashari ishin bashkëmendimtar të çështjeve madhore të kombit shqiptar. “Pamje në momentin e shpalosjes së shtatores së Azem Galices, ku në mesin e shumë të pranishmëve shihet edhe komandanti legjendar Adem Jashari dhe presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova!” thuhet në përshkrimin e videos të shpërndarë nga faqja “Adem Jashari”.

loading...