Video e re / Ja momenti kur policia belge qëllon Salah Abdeslam (VIDEO)


Exclusivité iTELE: les nouvelles images de l… by ITELE
Këto pamje, të marra nga një tjetër kënd, tregojnë se si katër ditë më parë autoritetet arrestuan të shumëkërkuarin Salah Abdeslam.

Për herë të parë shihet se si forcat speciale qëllojnë terroristin më të kërkuar në Europë, sapo ia del nga ndërtesa me vrap.

Ai mbetet i plagosur në këmbë.

Kur 7 efektivë të forcave speciale futen në ndërtesë arrestojnë edhe mikun e tij, Amine Choukri, i cili gjithashtu mbeti i plagosur.

Këto pamje ekskluzive vijnë nga iTele, një ditë para se Brukseli të tronditej nga 3 shpërthime, që kanë shkaktuar të paktën 34 viktima e më shumë se 180 të plagosur. /albeu.com/
Untitled