Video e krimit, kanibali humb ndienjat

magnotta2003

Një aktor kanadez i filmave pornografikë, i akuzuar se vrau dhe hëngri pjesë të trupit të të dashurit të tij kinez, humbi ndienjat në sallën e gjyqit ditën e mërkurë, teksa u transmetuan imazhet e videos që autori i krimit xhiroi gjatë kryerjes së krimit.

30-vjeçari Luca Magnotta e konsideron veten si të pafajshëm për vrasje në rrethana rënduese, kanibalizëm dhe shpërfytyrim kufome, pavarësisht provave të qarta kundër tij.

Gjatë seancës së të mërkurës, në sallën e gjykatës u transmetuan imazhe të videos, në të cilat autori i vrasjes qëllon disa herë me thikë viktimën, i pret pjesë të cilat i ha dhe kryen marrëdhënie seksuale me trupin e pajetë.

Në gjykatë, Magnotta u duk i qetë dhe i relaksuar, por kur video nisi të shfaqet, i pështirosur nga veprimet në dukje të tij, 30-vjeçari humbi ndienjat.

Vetë i pandehuri, pas rifitimit të ndienjave kërkoi një gotë me ujë dhe një pushim prej pesë minutash, sa të merrte veten.

Pasi vrau të dashurin e tij 33-vjeçar, Magnotta shpërndau pjesë të trupit, duke i postuar në zona të ndryshme të Kanadasë. Ai u arrestua në fund në Gjermani, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas prokurorëve, nuk ka dyshim mbi fajësinë e aktorit me origjinë italiane dhe ai pritet të dënohet me maksimumin e parashikueshëm në bazë të ligjit kanadez, dënimin me vdekje.