Video Drejtpërsëdrejti Protestuesit: Jankullovska terrorist (Foto)


Rrugës drejt Kuvendit të Maqedonisë protestuesit nuk i ndalin brohoritjet: “Jankullovska terrorist”, “Ali tradhtari”…

18:13- Gazetari i Portalb nga terreni njofton se lumit të protestuesve në çdo moment i bashkëngjiten protestues dhe është vështirë të jepet numri i saktë i tyre.
Ka nisur protesta “Dita D” e paralajmëruar për sot ora 17:30.

Protesta “Dita D”, apo me moton Drejtësi, Dinjitet dhe Demokraci, sipas organizatorëve ka për qëllim të tregojë se siç thonë ata, jo të gjithë shqiptarët janë të nënshtruar dhe të përulur para shefave të VMRO-DPMNE-së.
“O sa mirë me qenë shqiptarë”, “Alinë e japim, lirinë se japim” …. “Ali tradhtari”, janë brohoritjet më të shpeshta që dëgjohen nga masa e madhe e protestuesve/portalb/
Untitled