VIDEO/ Aksident si nëpër filma në Vlorë, pamjet dhe nga kamera e sigurisë

vlore-aksident1

Momente të frikshme dhe si nëpër filma, ato të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës kur krejt papritur një makinë vjen me rrëmbim dhe përplaset me dy të tjera.
Një përplasje e fortë e cila siç shikoni dy videot e mëposhtme, të krijon momente shoku. Ishte një automjet i markës Volkswagen, ai që u përplas me dy makina të tjera, në rrethana të paqarta. Policia lokale tha se nuk pati të plagosur në ngjarje. Drejtuesi i makinës, pas aksidentit e ka braktisur mjetin. Ndërkohë kamerat e sigurisë të një biznes, në rrugën që ka ndodhur aksidenti, kanë kapur momentin e përplasjes. Në video duket aksidenti si në filma, dhe fatmirësisht një kalimtar ka shpëtuar mrekullisht ndërsa ishte duke ecur në ato momente.
VIDEO: