Viçi bën kërdinë në mes të Durrësit/I shpëton kasapit, futet në det dhe plagos një të moshuar

loading...

loading...

Shumë qytetarë durrsakë që bënin xhiro bregut të detit sot, kanë parë një skenë shumë të trishtë. Një viç i cili ishte blerë nga një kasap në Durrës për t’u therur, i ka shpëtuar të zotit dhe ka vrapuar mes për mes qytetit. Viçi ka përshkuar të gjithë qendrën e qytetit nga bashkia deri te shëtitorja “Taulantia”.
Kur ka mbërritur në fund të shëtitores, te statuja e peshkatarit pranë Sfinksit, viçi nuk është menduar dy herë, por është futur në det e ka notuar për më shumë se tre kilometra. Kasapi ndërkohë ka marrë një skaf për të arritur kafshën që ishte larguar me not, duke lënë pas edhe zonën e njohur si batllat. Por aty viçi ‘kokëfortë’ ka notuar sërish drejt bregut të detit, dhe ka dalë në afërsi të një hoteli në këtë zonë.
Veprimet e pazakonta të kafshës nuk janë ndalur me kaq. Ai ka plagosur edhe një plak i cili po qëndronte te një nga stolat që ka vendosur bashkia në këtë zonë. Për ta ndaluar hovin e frikshëm të viçit, kasapi e ka qëlluar me spirancën e skafit. Të gjithë njerëzit që kanë parë këtë skenë thanë se kafsha e gjorë ngordhi pasi u godit me spirancë.
Qytetarë të ndryshëm treguan për “DurrësLajm” se kafsha vraponte në rrugë e me të njëjtën shpejtësi notonte edhe në det, por nuk mundi t’i shpëtonte kasapit që e kish blerë për ta therur. E gjithë kjo skenë ka zgjatur deri në orën 6:00 të mëngjesit të sotëm. Videoja amatore është xhiruar nga një prej dëshmitarëvë të rastit./shqiperiaime.al/
Ndiqeni videon më poshtë

Viç

loading...