Vettel “pushton” edhe Monzan

230914Vettel dominon Monzan Sebastian Vettel mbylli në mënyrën më perfekte të mundshme fundjavën e shkëlqyer të garimit për Çmimin e Madh të Italisë.

Piloti gjerman i Red Bullit ruajti vendin e parë në fund të 53 xhirove, vend që e mori falë sigurimit të kohës më të shpejtë në provat zyrtare të zhvilluara një ditë më parë.

Në vend të dytë u rendit Fernando Alonso me Ferrari që nuk mundi të shkojë dot më shumë se sa kaq, ndërsa vendi i tretë shkoi për Mark Webber që la jashtë podiumit Felipe Massa-n me Ferrari, transmeton TCH.

Kjo ishte fitorja e tretë e Vettel në pistën e Monzas dhe e 32 në karrierën e tij. Pas pikëve të plota të marra në këtë garë, zbehen ende më shumë shpresat e Ferrarit për të fituar këtë botëror, sepse Vettel ka thelluar në +53 avantazhin me Alonson.