Vetëvritet një serb në Mosnicë të Leposaviqit

f1_18vetvr1363613967

Leposaviq, 18 mars – Një serb 57 vjeçar është gjetur sot i varur në litar në fshatin Mosnica të Leposaviqit. Rasti cilësohet si vetëvrasje. Rastin në polici e kanë raportuar familjarët e viktimës si vetëvrasje me varje. Marrë parasysh rrethanat në të cilat është regjistruar rasti, policia ka njoftuar prokurorin e shtetit në Mitrovicë i cili ka autorizuar hetuesit e policisë së Kosovës së bashku me teknikët e kriminalistikës, të bëjnë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe inicimin e hetimit të rastit për të sqaruar rrethanat e rastit të paraqitur.

Bazuar në raportet e hetuesve policorë dhe vlerësimit të prokurorit publik, pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, nuk janë identifikuar gjurmë të përdorimit të dhunës apo elemente tjera që do të karakterizonin rastin si vepër penale. Viktima ishte gjetur i varur në litar, në podrumin e shtëpisë, nga bashkëshortja e tij, e cila ka reaguar duke prerë litarin dhe me urgjencë ka kërkuar ndihmën mjekësore. Viktima është konfirmuar pa shenja jete në vend të ngjarjes.

Rasti është kualifikuar si vdekje nën rrethana të dyshimta, me elemente të vetëvrasjes me varje ndërsa trupi i pajetë i viktimës, i është dorëzuar familjarëve.