Vetëvritet me armë zjarri në Gërmi

Një person i moshës rreth 30-vjeç, i ka dhënë fund jetës duke kryer aktin e vëtëvrasjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në Gërmi të Prishtinës në rrethana ende të panjohura.
Agron Borovci, zëdhënës i policisë rajonale në Prishtinë, ka thënë për Indeksonline se, rasti ka ndodhur dje, ndërsa personi dyshohet se ka bërë vetëvrasje me armë zjarri.

I vërëvrari ka qenë nga rajoni i Prizrenit me banim në Prishtinë.
“Policia është duke u marrë me rastin dhe deri me tani nuk janë qartësuar arsyet e vetëvrasjes”, ka thënë Borovci.