Vetëvriten në stilin “Romeo e Zhulieta”

loading...

loading...
Dy të dashuruar kanë varur veten nën një lis në stilin e Romeo dhe Zhulietës.
Victoria Kish-Donovan, 24, ka vrarë vetën vetëm katër ditë pas vetëvrasjes së të dashurit Raymond Oswell, 31.
Raymond nuk mund të jetonte me zemrën e thyer pasi Victoria i kishte dhënë fund romancës së tyre shtatë vjeçare.

Por pastaj ajo ishte aq shumë e pikëlluar me vdekjen e tij në muajin qershor sa bëri vetëvrasje ashtu si i dashuri i saj.

Para se të bënte vetëvrasje, Victoria shkonte çdo ditë tek pema ku ish i dashuri e kishte varur vetën. Pemën e kishte bërë vend të shenjtë pasi që kishte vendosur fotografi të Raymondit, lule dhe shumë qirinj. Kurse para se t`i jepte fund jetës së saj,  ajo kishte shkruar në një letër “Përgjithmonë së bashku. Të dua Ray”.Victoria ishte gjetur e varur në pyllin Hatchetts, Wythenshawe, nga një grupi i djemve. Në ato qaste ajo po jepte frymën e fundit por djemtë nuk mundën ta shpëtonin.

Mjeku ligjor dje ka thënë se “ Ishte një përsëritje e një drame të famshme të Shakespeare të quajtur Romeo e Zhulieta, por kjo është bërë në kohërat moderne”.

Ata ishin ndarë në mars të vitit të kaluar kur Victoria i kishte thënë Raymondit se çdo gjë kishte marr fund ndërsa ai kishte dyshuar se ajo po takohej me dikë tjetër.
Por familjet e viktimave kanë thënë se lidhja e tyre ishte shumë e mirë.

“Këto janë rrethana të dhimbshme. Ata ndoshta kanë pasur mosmarrëveshje si gjitha çiftet tjera por ata kishin një marrëdhënie shumë të mirë mes vete”.
Motra e Victorias Simeone, 29, ka thënë “Ata ishin shumë të dashuruar. Vetëm nga një gabim tani familjet duhet të ndahen në dy pjesë”.

Nëna Paula Donavan, 43, ka thënë se “Victoria shkonte çdo ditë tek pema dhe nuk ndalej duke qarë, ajo fajësonte vetën për atë çfarë i kishte ndodhur Rayt”.

loading...