Vetërrotullohet me makinë, lëndohet një femër

Një aksident trafiku me lëndime të lehta trupore ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në fshatin Shtedim të Podujevës.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës, ka thënë për Indeks se një femër derisa ishte duke e ngasur makinën e saj nga pakujdesia është vetërrotulluar.

Viktima ka marrë lëndime te lehta trupore, ndërsa dëmet në automjet konsiderohen të mëdha.

Në vendin e ngjarjes, ndodhen njësia e policisë rrugore e cila po heton shkaqet e aksidentit./LajmeOnline/