Vetëm një shqiptar ka mbetur në Spitalin e Nishit

Dyzetë e tetë nga 49 pasagjerët e lënduar në aksidentin që ndodhi në Rudarë të Kurshumlisë në Serbi janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Lajmi është konfirmuar për Rel nga Bashmir Xhemaj, këshilltar politik i ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Sipas Xhemajt, mbrëmë në orët e vona janë kthyer edhe 3 kosovarë të tjerë me autoambulanca.

Vetëm një person është lënë në Spitalin e Nishit, për shkak se ka pësuar lëndime më të rënda.