Vetëm 12-vjeçe dhe rezulton më e zgjuar se Ajnshtajni

loading...

thumb-57-300x235[1]

loading...
Dymbëdhjetë vjeç, një lexuese e pasionuar e librave të Harry Potter, notare e mirë dhe nxënëse model.

Ky është profili i Neha Ramu, i cili në pamje të parë duket mëse normale.

 

Përveç faktit se kjo vajzë e re me prejardhje indiane, ka shënuar një nivel të pabesueshëm në testin për treguesin e inteligjencës, IQ: 162!

 

I cili rezulton të jetë madje më i madh se ai i fizikanit të njohur Albert Ajnshtajn (160), apo ai i Bill Gates.

 

Prindërit e saj, të dy mjekë, u zhvendosën nga India në Britani, kur ajo ishte e vogël, vetëm shtatë vjeç.

 

Neha nisi të ecte shumë mirë në shkollë, dhe vetëm kur mori një rezultat të pabesueshëm në një provim, prindërit e saj filluan të mendonin se kishte diçka vërtet të jashtëzakonshme në të.

 

Dhe kështu, ata e futën vajzën e tyre në testimin më të vështirë, që të pranohej në Mensa, shoqata ndërkombëtare e cila përfshin brenda saj njerëzit që kanë një rezultat prej të paktën prej 148 të IQ (treguesit të inteligjencës), i cili e ka mesataren e tij për një njeri të rritur deri 100.

 

“Unë jam shumë e lumtur, sepse i kam zgjidhur provat e vështira dhe kam shpresa të mëdha për t’u bërë një anëtare e Mensa-s”, rrëfehet ajo shumë modeste për mediat britanike.

 

Ndërsa tani ajo është zyrtarisht një “Mensano”, siç i quajnë anëtarët e rinj të këtij klubi ekskluziv, si pjesë e pjesës prej 1% që mbledh njerëzit e zgjuar në të gjithë Britaninë.

loading...