Veseli: Nuk do të çohemi në syfyr me shku më i zënë ulëset në Kuvend

(I plotësuar) – “Po më vjen turp të flas për këtë situatë, është e padinjitetshme të flitet se ku do të ulemi”. Kështu thotë Kadri Veseli për ulëset në Kuvend.

Ai thotë se PDK do të ulet aty ku e ka përcaktuar qytetari vendin. Por ka thënë se “burrnia nuk shihet se ku e zë mesin e oxhakut”.

“Me respektin e madh për z.Jakup Krasniqin por nuk duhet të shtyhemi për ulëse. Do të ishte turp i madh vetëm ta mendojmë këtë situatë, që të na ndodhë të shtyhemi. Do t’i hapim udhë çdo varianti. Burrnia nuk shihet me zanë mesin e oxhakut”, tha ai.

Brovina do t’ia japë PDK-së mandatin për kryeparlamentar
(I plotësuar) – Flora Brovina do të na japë neve që të nominojnë kandidatin për kryeparalamentar, transmeton koha.net. Për këtë ka qenë i bindur bashkëpartiaku i Brovinës, Kadri Veseli.

Veseli ka thënë se marrëveshja politike për Qeverinë, me parti të tjera do të bëhet pas konstituimit të Kuvendit.
PDK-ja do ta çojë në Kushtetuese nëse nuk i jepet asaj mandati për të zgjedhur kreun e Kuvendit.
Veseli: Do të ulemi siç e përcakton Kushtetuta dhe ligjet

Në Rubikon të KTV-së, numri dy i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe për herë të parë deputeti Kadri Veseli ka thënë se seanca e nesërme do të jetë vazhdimësi e asaj që e ka treguar populli i Kosovës, një sjellje civilizuese konform ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

“Asesi duke kompremituar këtë çështje, duke u shtyrë për ulëset”, ka thënë Veseli.
Kushtetuta e Kosovës është shumë e qartë, dhe këtë e di edhe Partia Demokratike e Kosovës, edhe partitë e tjera. Ajo e përcakton qartë edhe mënyrën se si do të shkojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Vullneti i votuesve e nxjerrë Partinë Demokratike fituese solide të zgjedhjeve.
“Në aspektin e kushtetueshmërisë, ne jemi grupi më i madh parlamentar”, ka thënë Veseli.
Kur është pyetur nëse do të lëshojnë pe, Veseli ka ripërsëritur se nuk do të lëshojnë pe në institutin e respektimit të ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë, por do të lëshojmë pe që të mos krijohen situata të paqena në Kuvend. Veseli ka folur për mundësitë që spektri politik me dialog t’i zgjidhë dilemat e shkaktuara.