Vesa tallet me “Illuminatin” shqiptar

main_vesa2

Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me përfshirjen e simboleve “Illuminati” nga shumë këngëtarë.
“Artistë e kolegë të dashur, është shumë qesharake përfshirja e simboleve “iluminati” siç i quani ju në prodhime tuaja. Sidomos kur nuk keni kapacitet e as mundësi të jeni pjesë e koncepteve të tilla. Ndaj bëhuni real, besoni në Zot dhe koncentrohuni në të bërit më së miri atë që dini. Please…se u bëmë gaz i botës”, ka shkruar Vesa në rrjetet sociale.

Së fundi shumë artistë shqiptarë kanë qenë temë e thashethemeve se janë pjesë e rrjetit sekret “Illuminati”, kryesisht falë shenjave të cilat i dhënë publikisht dhe të cilat i karakterizojnë pjesëtarët e kësaj shoqërie.

Ndër të parat ishte Tuna, e cila në klipin e ‘I Asaj’ vazhdimisht shihet duke bërë me dorë shenjën e famshme të Illuminatit, trekëndëshin. As Dafina Zeqiri nuk ia ka lënë keq në këtë aspekt. Ndërkaq, krejt së fundmi kemi pasur rastin të shohim simbole të Illuminatit në klipin e fundit ‘Fake’ të këngëtares Elvana Gjata.

“Illuminati” këtë vit kanë pushtuar edhe skenën botërore, me Rihanna, Lady Gaga dhe Beyonce të përfolura si pjesë e këtij grupi. Kjo e fundit bëri shenjën gjatë performancës së saj në SuperBowl si dhe në ndarjen e çmimeve Grammy Awards. /LajmeOnline/