Vesa rrëfen jetën në çift

loading...

foto (1)

loading...
Këngëtarja Vesa Luma, tash e disa muaj ka në krah reperin nga Tirana, Gerald Xhari, i njohur si Big Basta. Dashurinë me të ajo e kurorëzoi me fejesë, ndërsa ditët e saj i ndanë mes Prishtinës e Tiranës.
Duke folur për mediat shqiptare, Luma ka rrëfyer se po jeton periudhën më të bukur të jetës, me njeriun e dashur, që e bën çdo ditë të ndihet femra më speciale në botë.

 

Ajo ka thënë se jeta në çift, po shkon “shumë, shumë mirë.”

Vesa ka shtuar se fakti që të dy kanë të njejtin profesion nuk paraqet vështirësi:
“Kam menduar se do ketë vështirësi, por tek ne rezultoi e kundërta. Po mësojmë aq shumë nga njëri-tjetri, po kujdesemi më shumë për njeri-tjetrin, nuk ka keqkuptime sa i përket profesionit. Deri tani nuk ia kemi parë të këqijat, shpresoj të mos ia shohim asnjëherë.”

Këngëtarja ka treguar se fundjavat nuk paraqesin pushim për ta, prandaj i kalojnë në studio dhe koncerte: “Fatkeqësisht në profesionin tonë, kur të gjithë pushojnë, ne punojmë. Nuk besoj të bëjmë as gjaëe stinës së verës pushime, por shpresojmë që të kemi fundjava të gjata në shtator.” /LajmeOnline/vesja cift brenda

loading...