Vesa feston 20 vjetorin e karrierës

loading...

302

loading...
Vesa Luma në muajin mars do të festojë 20 vjetorin e karrierës së saj muzikore.
Korri i fëmijëve “Xixëllonjat” ishte skena ku Vesa shfaqi talentin e saj për muzikë. Kjo skenë ishte dera e suksesit të saj, sukses i cili e përcolli atë 20 vitet e ardhshme.
Në muajin mars të këtij viti, “Xixëllonjat festojnë 20 vjetorin e themelimit dhe këngëtarja Luma është e ftuara speciale në këtë natë.
Ngjitja në atë skenë edhe tash po i ringjall emocione të papërshkrueshme këngëtares kosovare. Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur në faqen e sa zyrtare në “Facebook”.
“Sapo mora një lajm të mrekullueshëm:)). Në Mars do të organizohet 20 vjetori i korit të fëmijëve “Xixëllonjat” atëherë ku unë shkela për herë të parë skenën falë mësueses të mrekullueshme të muzikës Drita Rudi. Mezi po pres. P.S. Spo më besohet që kam 20 vjet në skenë!!??”, ka shkruar Vesa.

loading...