Vërtetohet edhe shkencërisht: Alkooli shëron!

Image f.0616105212885_m.jpg


Hulumtimet kanë treguar se konsumimi mesatar i alkoolit shton përqendrimin si dhe ul nivelin e kolesterolit të dëmshëm, si dhe ata persona të cilët me masë e konsumojnë këtë pije, më rrallë sëmuren nga sëmundjet kardiovaskulare – infarktet në zemër, dobësimet e zemrës, shtypja e lartë e gjakut si dhe pika në tru. Një gotë e vogël me raki shëron pezmatimet e brendshme të murit të enëve të gjakut, ku edhe gjenden shtresat dhjamore si dhe parandalon krijimin e trombozës. Me mesatare nënkuptohet një apo dy pije alkoolike, të cilat përmbajnë 10 gramë alkool. Nga ana tjetër, nëse merret një dozë më e shpeshtë dhe më e madhe, atëherë kjo ndikon dëmshëm në organizmin tuaj, sepse mund ta dëmtojë muskulin e zemrës dhe mund të ndikojë në ngërçet e enëve periferike të gjakut. Nëse e teproni me konsumimin e alkoolit njëkohësisht, ndikoni në rritjen e shtypjes së gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit arterial.