Versioni i ri i modelit Mercedes SL400 – FOTO

0

Modeli i tanishëm i Mercedes, SL400 do të vijë me disa përmirësime të reja në pamje dhe motor duke përfshirë vendosjen e dy turbo-binjakëve të ri në motor.

Në Amerikë, formacioni aktual i modeleve të Mercedes-Benz SL Class përfshinë tre zgjedhje fenomenale: SL550 i fuqizuar me motor V8, SL64 AMG dhe modeli SL65 AMG me motor V12.

Modeli SL350 në Evropë ka qenë i fuqizuar me një motor sportiv V6, një motor 3,5 litërsh. Por tani, Mercedes ka zëvendësuar këtë model me modelin SL400, ende me një motor 6 cilindrësh, por i reduktuar në 3.0 litërsh turbo-binjak.

Përkundër madhësisë së tij të vogël në motor, SL400 do të prodhojë 328 kuaj-fuqi dhe 354 ft të çifteve rrotulluese. Kjo lejon që makina të arrij 94kmh në vetëm 5,2 sekonda, duke arritur një shpejtësi maksimale prej 250 kmh. Çmimi i tij në SHBA do të bëhet i ditur më vonë, por tregu gjerman do të vendos një çmim prej 97,282 eurove.

0a

0b

0c

0d

0e