Vëren vrimë të çuditshme në liqen, fut dronin brenda saj dhe kap pamje mahnitëse

loading...

loading...

Kalifornia nuk është emëruar “Shteti i Artë” për asnjë arsye, pasi del se shteti ka pasur probleme të rënda me thatësi përgjatë viteve të fundit.
Ka qenë me të vërtetë nxehtë, gjë që shkaktoi që shumë liqene dhe rezervuare të ujit të thahen deri në kapacitetet e rrezikshme të ujit.
Por për fat të mirë, ky shtet nuk i ka më këto probleme. Gjatë dimrit të fundit, pati mjaftueshëm reshje që ndihmuan në mbushjen e liqeneve përsëri – madje deri në kapacitetin maksimal, transmeton Gazeta Express.
Para reshjeve, Napa County ishte një nga zonat më të prekura nga thatësira. Napa County është një destinacion i njohur për turistë në Shtetin e Artë, më së shumti për shkak të kodrave.
Liqeni Berryessa, një liqen i madh artificial, filloi të thahej dhe zyrtarët shtetërorë filluan të brengosen. Pasi ky liqen ishte artificial, inxhinierët ndërtuan një vrimë në të e cila shërbente si një zbrazës sa herë që liqeni arrinte kapacitetin e plotë.
Një njeri, Evan K, ishte duke e shikuar këtë vrimë dhe vendosi që ta shikojë nga afër vetë. Pasi nuk rekomandohet të hyhet në këtë liqen për ta parë vrimën nga afër, ai mori një dron dhe kapi pamje mahnitëse nga ajri.
Është mahnitëse se si një vrimë kaq e thjeshtë që thithë ujë mund të jetë diçka kaq e bukur! Shikojeni.

Video

loading...