Vera e nxehte e Anjeza Brankes

Plazh, diell, përqafime dhe poza të nxehta e shfaqin Anjezën në vende si Saranda, Himara Dhërmiu dhe Vlora, ku ajo ka kënduar së fundmi. Kjo tablo verore shoqërohet edhe me një moment para nisjes së një prej koncerteve, ku pasi është bërë gati për të dalë në skenë, i dashuri i saj i jep një të puthur në mes të gjoksit në shenjë bekimi.

Vera e nxehte e Anjeza Brankes

Ajo nuk ka hezituar asnjëherë të bëjë dhe pranojë gjëra që koleget e saj do t’i fshihnin dhe mbanin sekret sa më shumë të mundeshin. Këtë e ka bërë qëkurse u kthye nga Gjermania dhe nisi karrierën muzikore dhe vazhdon me po të njëjtën mënyrë edhe sot. Nuk e fsheh aspak se pasi i dha fund bashkëjetesës me babain e djalit të saj, ka nisur një lidhje të fortë dashurie, të cilën po e jeton me intensitet të plotë. Si shumë këngëtarë të tjerë, edhe këtë sezon veror Anjeza Branka ka nisur turin e saj të koncerteve në plazhet e Shqipërisë.